Vlerësimet e
klientëve
për asortimentin e kurseve
Vlerësimet e
klientëve
... rreth metodave tona të mësimit
•"Me kursin tuaj jamë shumë i
kënaqur dhe më pëlqen shumë metoda.
Jashtë mase më pëlqen paraqitja transparente
e kursit dhe mundësitë e shumëta,
për të mësuar lehtë. Shumë
mirë, që mund të dëgjosh
një gjuhë të huaj sa të duash. Edhe
mundësia e shtypjes së fjalëve në
kartela më pëlqen jashtë mase. Gjithsesi dua
të falënderoj ekspertët, të
cilët kanë përpiluar kursin, shumë
falemnderit!!! Kështu mësimi i gjuhës
së re është kënaqësi
për mua!" (Agim Hoxha)
•"Për mua është
përvoja e parë e të mësuarit me
anë të kompjuterit - më fascinon
veçanërisht mundësia e
mësimit me metodën e kujtesës afatgjate.
Testet e të shkruarit më kanë ndihmuar mua
jashtë mase."
(Valon Krasniqi)
•"Mundësitë e shumta
të mësimit janë të
shkëlqyeshme! Opcinioni i shtypjes së kartelave ishte
i ri për mua dhe është ide gjeniale! Shtypja
e kartelave është shumë e lehtë!
Situatat reale e lehtësojnë mësimin, pasi
fjalitë nga jeta e përditshme të
motivojnë në mësimin e një gjuhe."
(Drita Halili)
•"Produkti më pëlqen
shumë. Porosia arriti shumë shpejtë dhe pa
problem, edhepse jetoj jashtë vendit. Përshtypje
më të madhe më ka lënë
kualiteti i lartë i ushtrimeve. Programi më
mundëson të vendos vetë tempon e
mësimit në mënyrë individuale.
Kështuqë unë nuk kam nevojë
të vizitoj kurse këtu. Pa droje ua propozoj
këtë kurs edhe të tjerëve!"
(Dea Shehu)
•"Mua më pëlqen struktura e
qartë e kursit dhe mësoj me qejf! Shqiptimi mund
të mësohet shkëlqyeshëm,
është më praktike se të
mësuarit me libër. Metoda e kujtesës
afatgjate është e fantastike dhe mjafton në
fakt si metodë e vetme testimi."
(Sarah Franke)
•"Më pëlqen shumë
përzgjedhja e teksteve, thjesht tema nga jeta e
përditshme, për secilin të kuptueshme dhe
shumë të dobishme për ne. Pasiqë
nuk kam shumë përvojë me kompjuter, kur
bëra porosinë isha në dyshim, se a do
të kem sukses. Por më befasoj thjeshtësia
dhe qartësia e programit." (Vjollca Sulejmani)
Vlerësimet e
klientëve
... rreth strukturës dhe përmbajtjes së
kursit
•"Unë vlerësoj
sistematikën dhe strukturën e programit,
mundësinë e dëgjimit të
fjalëve dhe formatin!"(Bekim Rexha)
•" Unë jam shumë e
kënaqur me kursin! Po të mos ishte ky kurs do
të isha dorëzuar dhe kurrë nuk do
të kisha mësuar këtë
gjuhë. Ndër të tjera më
pëlqejnë kartelat, sepse kështu mund
të mësoj kur të dua dhe sa të dua."
(Resmije Ademi)
•"Ky kurs ishte shpëtim për
mua. Unë isha e obliguar të mësoj
gjuhën gjermane, për të fituar leje
qëndrimi këtu. Për shkak të
kohës së kufizuar dhe obligimeve të
përditshme familjare, më mungonte koha të
marr pjesë rregullisht në kurs. Rastësisht
gjeta në internet ofertën tuaj dhe vendosa
të porosis kursin. Ky kurs më befasoj pozitivisht dhe
ishte ndihmë e madhe për mua. Për
një kohë të shkurtër
mësova shumë fjalë dhe shprehje."
(Arta Hoffmann)
•"Pas vështirësive të
ndryshme gjatë pushimeve vitin e kaluar, vendosa që
kësaj radhe të mësoj gjuhën e
vendit ku kaloj pushimet. Për kohë shumë
të shkurtër unë arrita të
përvetësoj shumë shprehje të cilat
më ndihmojnë shumë. Tani mund të
njoh vendin dhe njerëzit shumë më
mirë!"
(Sabine Jusufi)
•"Leksionet e lehta dhe kompakte më
kanë motivuar! Mënyra e të mësuarit
është shumë komode dhe e qëlluar!"
(Artan Dedaj)
Vlerësimet e
klientëve
... rreth temave të ndryshme
•"Unë porosita kursin si
dhuratë për djalin tim. Ai është 12
vjeç. Kursi i pëlqen shumë dhe
është një ndihmë e madhe
për në shkollë." (Linda
Martens)
Vlerësimet e
klientëve
... rreth çmimit
•"Çmimi
është i arsyeshëm, kurset e ngjajshme
kushtojnë më shumë!"
(Andi Marku)
•"Jam shumë e kënaqur me
programin dhe çmimin,
shkëlqyeshëm!!!" (Fatmire Latifi)