| Home | Kontakt |  
 

ANGLISHT - CRASH-KURS për gjuhë


 
anglisht lernen
 
  • Vetëm për disa ditë do të zotëroni fjalët dhe shprehjet më të rëndësishme që u nevojitet
  • Shprehje për situata të ndryshme në komunikim
  • Mësoni shpejt dhe në mënyrë sistematike!
  • Kurs interaktiv dhe multi-medial
  • Versioni më i ri - komplet i ripërpunuar në vitin 2009
  • Për Windows / Linux / Mac OS X

Kursi ofron:
  • Një thesar sistematikisht të ndarë me 450 fjalë të rëndesishme për të komunikuar rrjedhshëm.
  • 21 listë fjalësh me situata reale komunikimi për mësim, lexim e dëgjim
  • Mësim multimedial me metoda të ndryshme mësimi dhe testimi.
anglisht lernen
  Porositja e CRASH-KURSIT për gjuhë ANGLEZE!
(Versioni DOWNLOAD)
 
 
 

  Fjalori i crash-kursit, gjuhë ANGLEZE :


Me anë të këtij kursi ju përvetësoni mbi 450 fjalë dhe shprehje frazeologjike më të rëndësishme të gjuhës angleze. Me metodat e shumta të mësimit u mundësohet të përvetësoni fjalorin, me të cilin mund të komunikoni lirshëm.
 
Kurset janë të përgatitura nga lingiust të gjuhës amtare përkatëse! Kështu ju mësoni që në fillim gjuhën letrare dhe shqiptimin korrekt!
 
Ju mundeni të lexoni fjalët në monitorin tuaj në gjuhën shqipe si dhe në gjuhën ANGLEZE, mundeni t'i dëgjoni duke klikuar me mausin, apo t'i printoni në kartela dhe të mësoni në mënyrë fleksibile edhe kur jeni ne rrugë, pse jo edhe kur jeni duke pushuar.

 
Ju keni në dispozicion metoda të ndryshme inovative mësimi, përmes së cilave shpejt dhe në mënyrë efektive përvetësoni fjalët e reja:
  • Mësoni me metodat e kurs-gjuhe.com, pra metodat e kujtesës afatgjate!
     
    Kjo metodë e mësimit bazohet në zbulimet më të reja shkencore në fushën e të mësuarit të gjuhëve. Pra, me anë të kësaj metode mësoni rrënjësisht gjuhët e huaja!
     
    Ju duhet të shkruani një fjalë të saktë pesë ditë me radhë, derisa sa të ngel në kujtësën tuaj afatgjate. Me metodën e mësimit ultra të kujtesës afatgjate llogaritet poashtu edhe pauza në mënyrë optimale mes përsëritjeve.
     
    Mësoni të gjitha fjalët e reja duke i shkruar, me multiple choice ose duke i përsëritur me metodat e kurs-gjuhe.com, pra kujtesës afatgjate!
  • Të mësuarit me listë fjalësh: Çdo fjalë është e shoqëruar me një buton. Duke klikuar butonin e paraparë, dëgjoni fjalën e dëshiruar. Gjithashtu u mundësohet të mbuloni fjalët në mënyrë interaktive. Kështu mund të kontrolloni suksesin tuaj.
  • Nëse preferoni të mësuarit me kartela, atëherë keni opcione të shumvfishta. Në kompjuter mund të klikoni fjalët e ndryshme dhe të zgjidhni, a të paraqitet fjala me përkthim apo jo. Natyrisht që ju keni mundësi të zgjidhni renditjen.
  • Mësoni edhe pa kompjuter! Për këtë shtypni kartela apo një listë tabelare! Këto ju mund t'i merrni me vete dhe të mësoni kudo që jeni.
  • Mësoni me test fjalësh: Një metodë e preferuar mësimi është të mësuarit me anë të testit. Atëherë ju duhet të jepni përkthimin e fjalës. Nëse është i saktë, pason një fjalë tjetër. Fjalët e shkruara gabim do të paraqiten ndërkohë përsëri në test, derisa të shkruhen sakt.
    Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se  pas pesë përsëritjeve, ju do të regjistroni të gjitha fjalët në kujtesën tuaj afatgjate.
  • Përsëritje e shpejt: Kështu paraqiten fjalët një nga një dhe ju tanimë mund të vendosni se a e njihni fjalën apo jo. Fjalët e panjohura mund t'i përvetësoni me metodat tjera të mësimit më tej.
  • Mësoni me modusin dëgjim, shkrim dhe multiple choice
  • Modusi dëgjim: Duke dëgjuar tekstet dhe fjalët, qëndroni para kompjuterit tuaj dhe lexoni.
  • Pasi të keni dëgjuar shtatë fjalë, ofrohet mundësia e përsëritjes së shpejtë për mësim intensiv.
  • Kontrolloni njohuritë me anë të testeve të shumta, rezultatet e të cilave tregojnë suksesin e arritur.
 
 

  Listat e fjalëve për
  CRASH-KURS, GJUHË ANGLEZE


Në 21 lista të renditura sipas temës do të mësoni fjalë dhe shprehje të rëndësishme për komunikim:
  • Hapi i parë është gjithmonë më i rëndë. Pra, të fillosh praktikimin e njohurive. Prandaj thelbësorja në fillim: Mësoni si të përshëndetni dikë dhe si të filloni një bisedë.
  • Po, jo, urdhëro, falemnderit: këto duhet ditur thënë në të gjitha gjuhët!
  • Si quheni dhe nga vini? Këto gjëra u interesojnë sigurisht miqve të ri.
  • Për çdo rast kemi përpiluar një listë me shprehje, që mund t'ju ndihmojnë në situata të vështira.
  • Ku është dalja në rast rreziku? Ku gjendet banjoja? Ku ndalohet parkimi? Përgjigjet i dini nësë e njihni domethënien e shenjave të vendit. Për këtë ne kemi përpiluar një përmbledhje me shenjat më të rëndësishme dhe domethënien e tyre.
  • Ku gjendet stacioni kryesor? Më falni, ku gjendet posta? Në CRASH-KURSIN tuaj do të mësoni, se si të parashtroni këto pyetje.
  • Ne dëshirojmë një dhomë dopio. Dhe krevat fëmijësh. Dhe nësë ka mundësi me mëngjes. Rreth kësaj teme kemi përmbledhur shprehjet dhe fjalët më të rëndësishme.
  • Menun, ju lutem! Vetëkuptohet që ju do të dilni të shijoni ushqimet vendase. Për të mos pasur vështirësi gjatë porositjes në restotrant, kemi paraparë një leksion përkatës rreth kësaj teme.
  • Rrugë pafund, benzinë pak! Që të furnizoni rezervuarin e automobilit tuaj pa merak, kemi zhvilluar një kapitull me temë me tittull "Automobili"
  • 1, 2, 3, 10, 100, ...
    Dihet se numrat i mësojmë me qejf në një gjuhë të re. Kjo do t'ju ndihmoj edhe gjatë pagesës.
  • Më dhemb stomaku! Kam kokëdhimbje! Në CRASH-KURS mësoni, se si të komunikoni me mjekun apo farmacistin.
  • Edhe shumë më shumë - le të ngel surprizë!
 
 

  Metodat e të mësuarit dhe testuarit:


Ky kurs ju ofron mundësi të shumta, për të pasuruar fjalorin tuaj. Ju mundësohet të lexoni fjalë dhe shprehje, të dëgjoni ato, t'i shkruani, të shfrytëzoni modusin multiple choice apo t'i shtypni në formë të kartelave. Pos kësaj ju ofrohet mundësia e të mësuarit me metodën e përsosur të kujtesës afatgjate.
Këtu do të gjeni automatikisht vetëm fjalët apo tekstet, të cilat nuk janë memorizuar akoma në kujtesën tuaj afatgjate.
 
Në dispozicion keni këta mundësi testimi:
 

Metoda e kujtesës afatgjate

Me anë të kësaj metode ju do të mësoni të gjitha fjalët në mënyrë sistematike dhe kurrë nuk do t' i harroni! Caktoni numrin e fjalëve për një njësi mësimore dhe testoni njohuritë tuaja me anë të kompjuterit. Të gjitha fjalët, të cilat ju gjatë pesë ditëve i dinit, tanimë nuk do të paraqiten, për arsye se këto fjalë tashmë janë memorizuar në kujtesën afatgjate. Megjithatë numri i fjalëve ngel i njëjtë, pasiqë shtohen fjalë të reja.
 

Metoda ultra e kujtesës afatgjate

Tek kjo metodë vijojnë fjalët pesë herë me radhë, por pauzat mes fjalëve dyfishohen.
Në fillim të ciklit mësimor përsëritet një fjalë pas një dite, pasiqë akoma është e freskët në kujtesën tuaj. Pauza para përsëritjes së pestë tashmë është tetë ditë. Sepse sa më e gjatë është pauza, e cila shtrihet mes përsëritjeve, aq më mirë mund t'i mbajmë mend fjalët e reja.
Metodën e kujtesës afatgjate dhe metodën ultra të kujtesës afatgjate i keni në dispozicion si modus shkrimi, multiple choice si dhe përsëritje e shpejtë.

Testim fjalësh

Shkruani me tastierë përkthimin e saktë dhe ushtroni njëkohësisht edhe drejtshkrimin.
 

Multiple choice

Lexoni apo dëgjoni një pjesë nga lista e fjalëve dhe caktoni në modusin multiple choice zgjidhjen e saktë.
 

Përsëritje e shpejtë

Lexoni fjalët ne kompjuterit tuaj dhe gjeni rezultatin e sakt. Ju keni mundësi të zgjidhni mes gjuh
ës ANGLEZE dhe shqipe.
 

Lexim

Ju keni mundësi të zgjidhni. Listat e fjalëve mund ti shtypni dhe ti lexoni kur të doni apo ti lexoni në ekranin tuaj.
 

Quickshow

Kompjuteri juaj do tŽju prezentoj fjalët e reja. Ju mund t' i lexoni, dëgjoni apo shtypni ato. Ju mund të vendosni intervalin e përsëritjes.
 

Fjalor & Kërko

Jepni një fjalë në fushën e ashtuquajtur kërko dhe lexoni domethënien e fjalës!
 

Mëso fjalë të reja me lojëra mësimi!

Ruani shprehjet apo fjalët të mbuluara dhe mundohuni të gjeni domethënien e tyre.
 

Të mësuarit individual

Lexoni, dëgjoni ose printoni fjalët. Te ky lloj testimi ju mund të zgjidhni gjuhën e dëshiruar, ANGLISHT apo shqip.
 

Kartela

Fjalët dhe listat me fjalë mund t' i shtypni në kartela dhe të mësoni kur të doni, sa të doni dhe ku të doni, sipas dëshirës. Ju keni në dispozicion një version printimi për shtypjen e kartelave.
 

Test shkrimi

Dëgjoni fjalët dhe pjesë të ndryshme nga listat dhe testoni njohuritë dhe drejtshkrimin tuaj, duke shkruar zgjidhjen e saktë.
 

 

  Risi! Tani në pakon tuaj
  keni dhe një version
  për Pocket-PC!


Pra, ne po ju dërgojmë dhe një version mobil të kursit.
Ju duhet thjesht të instaloni këtë version në Pocket-PC tuaj. (prej Windows Mobile 5.0) kështu do të jeni edhe më fleksibil:
Tanimë mund të mësoni kur të doni, sa të doni dhe ku të doni gjuh
ën ANGLEZE!
 
Versionin për Pocket-PC përmban të gjitha listat e fjalëve të CRASH-KURSIT n
ë gjuhën angleze. Të gjitha këto ju mund t' i dëgjoni, lexoni dhe përktheni.
 
Ne kemi përshtatur të gjitha metodat më të preferuara dhe më të përdorura për mësim tashmë edhe për Pocket-PC tuaj:
  • Me modusin quickshow ju mundësohet përsëritja e plotë e materialit mësimor dhe të ushtrimi i përkthimit.
  • Me anë të testimit ju mundësohet të ushtroni shkrimin dhe përkthimin.
  • Me anë të opcionin "Përsëritje e shpejtë" mund të zgjidhni gjuhën e parë:
    Vendosni individualisht, se si do të mësoni, ju mund të përktheni prej shqipes në gjuhe ANGLEZE ose anasjelltas.
Prakushte për të përdorur software-in n
ë Pocket-PC tuaj:
Versioni Pocket-PC funksion në të gjitha Pocket-PC që posedojnë me windows mobile nga versioni 5.0. Display juaj duhet të ketë më së paku 240 pixel.

 

  Garancia dhe dërgesa e pakos


Garanci


Kurset e blera në version DOWNLOAD nuk kthehen.
Garancia për produktet tona vlen 24 muaj.

 

Sa zgjat postimi?


Ne e dergojmë pakon më së voni një ditë pas pagesës. Pagesen e bëni përmes bankës suaj. Vlen rregullorja.
 
 

  Pyetje të shpeshta (FAQ)


Pyetje
...rreth porositjes


  • Si bëhet porositja?
    Plotësoni formularin online të paraparë për porositje. Në vijim do te pranoni përmes e-mailit tuaj faturën online. Pasi të keni pranuar faturën duhet të bëni pagesën.
    Pasi të kemi pranuar pagesën brenda një dite po ju dërgojmë pakon e porositur.
     
     
     
  • Si është adresa juaj?
    Adresa jonë:
    kurs-gjuhe.com
    Mr. phil. A. Xhaferri
    E-mail: info@kurs-gjuhe.com
    1230 Gostivar
    Maqedoni

Pyetje
... rreth software-it


  • Në cilët kompjutera funksionon kursi?
    Kursi funksionon me Windows (Vista, XP, 98, 2000, NT, ME), me Mac OS X dhe me Linux.
    Parakushte janë:
    • Minimum 128MB RAM, 400 MHz
    • Opcionale: Soundcard dhe altoparlant për dëgjim
     
  • A duhet të kemë njohuri paraprake dhe a duhet të instaloj dçika?
    Jo, ju filloni me kursin automatikisht.

     
  • Çfarë lidhje interneti duhet të kemë, nëse vendos për versionin DOWNLOAD?
    Ju duhet të posedoni me lidhje interneti DSL, sepse madhësia e software-it është mes 50 dhe 300 MB.

Pyetje
... rreth kursit


  • Jam fillestar. A është kursi i përshtatshëm edhe për mua?
    Po, edhe pa njohuri paraprake ju mund të mësoni me kurset tona dhe të jeni të suksesshëm. Kurset tona garantojnë përparim dhe mësim të shpejtë, pasi qe janë të koncipuar për çdo individ.
     
  • Çfarë premton kursi?
    Nëse mësoni rregullisht, do të vëreni përparim shumë shpejt. Ndani më së miri kohë të caktuar për mësim, p.sh.: 20 minuta në ditë. Kjo është shumë më efektive se p.sh. 1 x në javë 2 - 3 orë.
     
  • Si të përmirësoj shqiptimin?
    Duke dëgjuar fjalët në kompjuterin tuaj dhe duke i artikulluar ato. Së shpejti do të vini në përfundim, se keni bërë hapa të shumëta në shqiptim.

 

Unë kam edhe ca pyetje!


    Ju lutemi na shkruani në adresën tonë të e-mailit
    info@kurs-gjuhe.com

 

  Vlerësimet e klientëve
  për asortimentin e kurseve


Vlerësimet e klientëve
... rreth metodave tona të mësimit


"Me kursin tuaj jamë shumë i kënaqur dhe më pëlqen shumë metoda. Jashtë mase më pëlqen paraqitja transparente e kursit dhe mundësitë e shumëta, për të mësuar lehtë. Shumë mirë, që mund të dëgjosh një gjuhë të huaj sa të duash. Edhe mundësia e shtypjes së fjalëve në kartela më pëlqen jashtë mase. Gjithsesi dua të falënderoj ekspertët, të cilët kanë përpiluar kursin, shumë falemnderit!!! Kështu mësimi i gjuhës së re është kënaqësi për mua!" (Agim Hoxha)
 
"Për mua është përvoja e parë e të mësuarit me anë të kompjuterit - më fascinon veçanërisht mundësia e mësimit me metodën e kujtesës afatgjate. Testet e të shkruarit më kanë ndihmuar mua jashtë mase." (Valon Krasniqi)
 
"Mundësitë e shumta të mësimit janë të shkëlqyeshme! Opcinioni i shtypjes së kartelave ishte i ri për mua dhe është ide gjeniale! Shtypja e kartelave është shumë e lehtë! Situatat reale e lehtësojnë mësimin, pasi fjalitë nga jeta e përditshme të motivojnë në mësimin e një gjuhe." (Drita Halili)
 
"Produkti më pëlqen shumë. Porosia arriti shumë shpejtë dhe pa problem, edhepse jetoj jashtë vendit. Përshtypje më të madhe më ka lënë kualiteti i lartë i ushtrimeve. Programi më mundëson të vendos vetë tempon e mësimit në mënyrë individuale. Kështuqë unë nuk kam nevojë të vizitoj kurse këtu. Pa droje ua propozoj këtë kurs edhe të tjerëve!" (Dea Shehu)
 
"Mua më pëlqen struktura e qartë e kursit dhe mësoj me qejf! Shqiptimi mund të mësohet shkëlqyeshëm, është më praktike se të mësuarit me libër. Metoda e kujtesës afatgjate është e fantastike dhe mjafton në fakt si metodë e vetme testimi." (Sarah Franke)
 
"Më pëlqen shumë përzgjedhja e teksteve, thjesht tema nga jeta e përditshme, për secilin të kuptueshme dhe shumë të dobishme për ne. Pasiqë nuk kam shumë përvojë me kompjuter, kur bëra porosinë isha në dyshim, se a do të kem sukses. Por më befasoj thjeshtësia dhe qartësia e programit." (Vjollca Sulejmani)
 

Vlerësimet e klientëve
... rreth strukturës dhe përmbajtjes së kursit


"Unë vlerësoj sistematikën dhe strukturën e programit, mundësinë e dëgjimit të fjalëve dhe formatin!"(Bekim Rexha)
 
" Unë jam shumë e kënaqur me kursin! Po të mos ishte ky kurs do të isha dorëzuar dhe kurrë nuk do të kisha mësuar këtë gjuhë. Ndër të tjera më pëlqejnë kartelat, sepse kështu mund të mësoj kur të dua dhe sa të dua." (Resmije Ademi)
 
"Ky kurs ishte shpëtim për mua. Unë isha e obliguar të mësoj gjuhën gjermane, për të fituar leje qëndrimi këtu. Për shkak të kohës së kufizuar dhe obligimeve të përditshme familjare, më mungonte koha të marr pjesë rregullisht në kurs. Rastësisht gjeta në internet ofertën tuaj dhe vendosa të porosis kursin. Ky kurs më befasoj pozitivisht dhe ishte ndihmë e madhe për mua. Për një kohë të shkurtër mësova shumë fjalë dhe shprehje." (Arta Hoffmann)
 
"Pas vështirësive të ndryshme gjatë pushimeve vitin e kaluar, vendosa që kësaj radhe të mësoj gjuhën e vendit ku kaloj pushimet. Për kohë shumë të shkurtër unë arrita të përvetësoj shumë shprehje të cilat më ndihmojnë shumë. Tani mund të njoh vendin dhe njerëzit shumë më mirë!" (Sabine Jusufi)
 
"Leksionet e lehta dhe kompakte më kanë motivuar! Mënyra e të mësuarit është shumë komode dhe e qëlluar!" (Artan Dedaj)
 

Vlerësimet e klientëve
... rreth temave të ndryshme


"Unë porosita kursin si dhuratë për djalin tim. Ai është 12 vjeç. Kursi i pëlqen shumë dhe është një ndihmë e madhe për në shkollë." (Linda Martens)
 

Vlerësimet e klientëve
... rreth çmimit


"Çmimi është i arsyeshëm, kurset e ngjajshme kushtojnë më shumë!" (Andi Marku)
 
"Jam shumë e kënaqur me programin dhe çmimin, shkëlqyeshëm!!!" (Fatmire Latifi)
 
 
 
 
Dëshironi të mësoni në mënyrë më efektive, se sa me metodat e deritanishme?
Keni nevojë të përjetoni suksesin e arritur?
Dëshironi të vendosni vetë, kur, si dhe sa të mësoni?
Dëshironi të komunikoni në pushimet tuaja n
ë gjuhën ANGLEZE ?
 
Atëherë ky CRASH-KURS është ajo që kërkoni!
 
 

  Ketu beni porosinë e kursit!


ANGLISHT CRASH-KURS:
Porosis crash-kursin, gjuhë ANGLEZE me çmim të volitshëm prej 9,95 Euro
Kurse gjuhësh me çmime të ulta:



ANGLISHT-Pako XXL:
  Porosis pakon XXL, gjuhë ANGLEZE.
Përmbajtja:
me çmim të volitshëm prej 29,95 Euro

 
Dëshironi të porosisni edhe dicka tjetër?
Porositë vijuese Ju ofrojmë me cmime shumë të volitshme!
 
Po, dëshiroj të porosis edhe keta kurse:
 







 
 
Ndërmarrja/Emri:
Rruga:
Numri postal, Vendbanimi:  
Shteti:
E-mail:
 


 

(Ju lutemi klikoni 1x dhe pritni afërsisht 20 sekonda për konfirmim )
 
Pagesën e bëni përmes bankës.
Ju do të merrni porosinë tuaj nga info@kurs-gjuhe.com, pas pageses.
 


 
Kurs për fillestar, gjuhë ANGLEZE:
 • 1300 fjalë
 
Kurs për të avansuar, gjuhë ANGLEZE:
 • 1800 fjalë të reja
 
Crash-kurs, gjuhë ANGLEZE:
 • 450 fjalë +
    shprehje
 • fjalor
   
 
Fjalor, gjuhë ANGLEZE
 
 
Ofrojmë kurse për 73 gjuhë:
 Gjuhë amerikane
 Gjuhë amhare
 Gjuhë angleze
 Gjuhë arabe
 Gjuhë armene
 Gjuhë azerbexhane
 Gjuhë belloruse
 Gjuhë boshnjake
 Gjuhë braziljane
 Gjuhë bullgare
 Gjuhë çeke
 Gjuhë daneze
 Gjuhë egjiptase
 Gjuhë estoneze
 Gjuhë filipine
 Gjuhë finlandeze
 Gjuhë frenge
 Gjuhë gjeorgjeze
 Gjuhë gjermane
 Gjuhë greke
 Gjuhë hebreike
 Gjuhë hindu
 Gjuhë holandeze
 Gjuhë hungareze
 Gjuhë indoneze
 Gjuhë islandeze
 Gjuhë italjane
 Gjuhë japoneze
 Gjuhë kantoneze
 Gjuhë katalane
 Gjuhë kazake
 Gjuhë kineze
 Gjuhë kirgize
 Gjuhë koreane
 Gjuhë kroate
 Gjuhë kurde
 Gjuhë letone
 Gjuhë libaneze
 Gjuhë lituana
 Gjuhë madagaze
 Gjuhë majorkane
 Gjuhë malajze
 Gjuhë maqedone
 Gjuhë marokane
 Gjuhë meksikane
 Gjuhë mongoleze
 Gjuhë norvegjeze
 Gjuhë panxhabe
 Ghuhë perse
 Gjuhë polake
 Gjuhë portugeze
 Gjuhë rumene
 Gjuhë ruse
 Gjuhë serbe
 Gjuhë singaleze
 Gjuhë sirjane
 Gjuhë sllovake
 Gjuhë sllovene
 Gjuhë spanjole
 Gjuhë spanjole (amerika latine)
 Gjuhë suaheli
 Gjuhë suedeze
 Gjuhë tai
 Gjuhë tunize
 Gjuhë turke
 Gjuhë ukraineze
 Gjuhë urdu
 Gjuhë uzbeke
 Gjuhë vietnameze
 Gjuhë volofe
 
kurs-gjuhe.com